Banorët e Pistullës i dërgojnë peticion Gjekës

0

Banorët e zonës së Pistullës afër Ulqinit, i kanë dërguar peticion me 100 nënshkrime kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka, me të cilin i kërkojnë ndalimin e industralizimit të kësaj zone.

Ato ankohen se po vazhdon ndërtimi i objekteve afariste, çka këtë zonë bujqësore po e shëndërron në industriale, fakt me të cilin ato nuk janë të kënaqur. Banorët kërkojnë që të mos jepen leje ndërtimi për objekte të tilla, pasi ato dëshirojnë që Pistulla të mbetet zonë bujqësore.

Ato shpresojnë që iniciativa e tyre të merret parasysh nga pushteti lokal.

Comments

comments