Arrestohet Svetozar Maroviq!

0

Njëri nga personat me më influence i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Svetozar Maroviq, është arrestuar sot me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 72 orësh, njoftojnë mediat malazeze.

Maroviq akuzohet për kepërdorime në dëm të Komunës së Budvës të cilat kapin shifra milionëshe dhe do ti bashkangjitet pjesës tjetër të familjes e cila pothuajse e tëra gjendet në Spuzh.

Përveç Svetozar Maroviq, të akuzuar në këto malverzime janë edhe djali i tij Millosh Maroviq, vëllau dhe nusja e axhës, kurse ndaj vajzës hetimet janë në vazhdim. Përveç familjes Maroviq, në paraburim dhe burgim ndodhen edhe një sere ish zyrtarësh të Budvës, ndër të cilët edhe dy ish kryetarë, Llazar Radjenoviq dhe Rajko Kuljaça.

Comments

comments