Antishqiptari Kapllan Buroviq  dhe tendenca për rehabilitimin e tij!

0

Sot në hapësirat e Matica Srpska në Podgoricë është promovua libri “ Njegosh dhe Shqiptarët ” i autorit antishqiptar Kapllan Buroviq. Ky libër sipas gjitha gjasave promovohet për shkak të polemikave aktuale rreth Njegoshit dhe siç dihet Kapllan Buroviq është shkrimtar i cili ka dit çdoherë me ngritë polemika qoftë shkencore qoftë politike duke promovuar librat e tija antishqiptare.

Për hir të opinionit ky libër i cili me të madhe promovohet në revista dhe portale është libër i publikuar para 5 viteve dhe promovimi i tij është vetëm një nga farsat e rehabilitimit të këtij shkrimtari antishqiptar dhe zgjimi i gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Vitin e kaluar ky shkrimtarë është dekoruar nga mitropoliti i kishës serbe Anfilohije Radoviq, me medalje të artë duke e shpallur kalorës dhe luftëtar i shenjtë, lajm që po ashtu e kemi mësuar nga disa gazeta dhe portale.

Më poshtë mund ta shikoni intervistën e tij në një TV ku mund ta vërtetojeni për çfarë individit bëhet fjalë.

Comments

comments