Antigona Rama dhe Marko Daboviq kampionë të Malit të Zi

0

Më 23 nëntor 2014 në Tivar u mbajt Kampionati i Karatesë së Malit të Zi për kadetë, juniorë dhe seniorë të rinj U21, në të cilin karateistët e Klubit të karatesë “Ulqini” u kurorëzuan me 7 medalje, prej tyre 2 të arta, 2 argjendta dhe 3 të bronzta. Në këtë Kampionat Klubi i karatesë “Ulqini” u paraqit me 9 garues.

Kampionë të Malit të Zi u shpallën Antigona Rama (seniore) dhe Marko Daboviq (junior) në kata individuale, kurse nënkampionë të Malit të Zi u shpall ekipi i kadetëve dhe juniorëve, për të cilin punuan Ensar Marshiq, Marko Daboviq dhe Ibrahim Zogaj. Po ashtu, nënkampione në luftëra individuale u shpall Antigona Rama në kategorinë + 68kg, ndërsa me medalje të bronztë u kurorëzua Seida Suma në luftëra individuale në kategorinë -68 kg, Adnan Kuqi në luftëra individuale në kategorinë +70kg, si dhe Ensar Marshiq në kata individuale.

Për këtë vit sezoni i kampionateve zyrtare të Malit të Zi përfundoi me sukses për klubin e karatesë “Ulqini”, garuesit e të cilit arritën të fitojnë plot 35 medalje: 8 medalje të arta, 14 të argjendta dhe 13 të bronzta.

  • Në Kampionatin e Malit të Zi për Fatosa, Pionierë dhe Shpresa u shpallën 4 kampionë, 7 nënkampionë dhe 8 të tjerë u kurorëzuan me  medalje të bronzta.
  • Në Kampionatin e Malit të Zi për Seniorë u shpallën 4 nënkampionë dhe 2 të tjerë u kurorëzuan me medalje të bronzta.
  • Në Kampionatin Studentor të Malit të Zi u shpallën 2 kampionë dhe 1 nënkampion
  • Në Kampionatin e Malit të Zi për Kadetë, Juniorë dhe Seniorë të Rinj U21, u shpallën 2 kampionë, 2 nënkampionë dhe 3 të tjerë u kurorëzuan me medalje të bronzta.

“Me këto të arritura Klubi i karatesë “Ulqini” vërteton se është klub i sukseseve të vazhdueshme duke mbledhur të gjitha medaljet e të gjitha gjeneratave nga fatosat deri te seniorët djem dhe vajza dhe me këtë përfundon sezonin e kampionateve të Malit të Zi për kët vit i kompletuar me të gjitha gjeneratat” – shprehen të kënaqur trajnerët e klubit Naim Duraku, Kujtim Sukaliqi , Ruzhdi Rama dhe Blerim Sukaliqi.

Comments

comments