Ambasadorja Uyehara viziton Kriporen e Ulqinit

0

Ambasadorja e SHBA-së Margaret Ann Uyehara ishte sot për vizitë në Ulqin, ku fillimisht vizitoi Kriporen e Ulqinit.

Gjatë takimit prezent ishin edhe deputetët Genci Nimanbegu dhe Dritan Abazoviq, të cilët pasqyruan situatën e kësaj ndërmarrje duke bërë një retrospektivë nga e kaluara.

Deputeti Nimanbegu u fokusua te miratimi i ndryshimit të Ligjit për Planin Hapsinor në vitin 2012 në Kuvendin e Malit të Zi me të cilin u ndërpre afera e atëhershme e ndërtimit të objekteve turistike në Kriporen e Ulqinit, i cili ishte parakushti kryesorë që ajo të vazhdojë të jetë ndërmarrje e prodhimit të kripës.

Ai poashtu ka falenderuar faktorin ndërkombëtarë i cili ka ndikuar që të merren masat dhe të vihet dorë mbi Kripore, edhe pse ajo tani është në gjendje të mjerueshme, punëtorët kanë mbetur pa punë, mekanizimi është dëmtuar dhe vjedhur, kurse kripa ka mbetur në grumbull e pashitur. Nimanbegu tha se shpreson që udhëheqësia e re do ta valorizojë këtë pasuri për të mirën e të gjithëve.

Edhe deputeti Abazoviq në fjalën e tij përmendi mjaft problematika të kësaj ndërmarrje me të cilat është ballafaquar por si çështje kryesore veçoi situatën e pronësisë, pasiqë sipas tij, ajo gjendet në hipotekë nga ish pronari Baroviq, i cili tërë pronën e ka vënë në hipotekë tek Banka e Pare dhe tek Banka komerciale malazeze për të marrë kredi, dhe si pasojë çdo pronar që dëshiron të investojë në Kripore duhet të merret vesh së pari me bankë.

Pas vizitës në Kripore, ambasadorja Uyehara u largua për në Anë të Malit ku kishte një sërë aktivitetesh.

Comments

comments