Ambasadori i Shqipërisë: Letër falenderimi kryetarit të Komunës

0

Ambasadori  i Republikës së Shqipërisë në Podgoricë Z. Ernal Filo  i  ka  dërguar një letër  falenderimi  Z. Fatmir Gjeka ,Kryetar i  Komunës  së Ulqinit. Në  letër  Ambasadori  shpreh falenderimet e sinqerta  për  sic thotë, “organizimin  dinjitoz të  aktiviteteve  me rastin e ,,Ditës  së Komunës së Ulqinit,,dhe vecanërisht  për nderimin që Ju dhe  Kuvendi  Komunal   i betë  Kryeministrit  të Shqipërisë ,Z. Edi Rama  duke i dhënë  atij   titullin e ,,Qytetarit  të Nderit  të Ulqinit,,

Ishte  kenaqësi e vecantë  thuhet me tej në letër  për të gjithë ne  të shihnim  se vlerësimi  që Ju i bëtë  bazohej   mbi kontributin  themeltar  që shteti  shqiptar  ka dhënë  për stabilitetin   dhe sigurinë  në rajon , për ndërtimin e   urave të miqësisë  me të gjitha shtetet  e rajonit të Ballkanit , pjesë  e së cilës  janë edhe pakicat  shqiptare  në këto vende , si dhe për  vlerat  demokratike  dhe vizionin  evropian   mbi të cilat  duhet të  thellohet   ky bashkëpunim.

Për ambasadorin  Filo,  pjesëmarrja e  Presidentit  të Malit të Zi  Z. Filip Vujanoviq , në ceremoni  si  dhe  bashkëbisedimi  që u zhvillua  me  të dhe  ZV/Kryeministrin  dhe Ministrin  e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Z. Hashim Thaci   ishte një tregues  i faktit  se  popujt  tanë janë   jo vetëm  fqinj, por  edhe  të lidhur  në një miqësi , të   cilën  duhet  ta përkthejmë  në një bashkëpunim sa   më të  frytshëm  dhe konkret midis  vendeve tona.

Ambasadori  Filo , përfundon letrën e tij duke  i shprehur  Kryetarit Gjeka  falenderimet për  pritjen  dhe atmosferën   e krijuar   për të dhe stafin e Ambasadës  gjatë ditëve të qëndrimit  në Ulqin  dhe vecmas nenvizon  bisedat e  zhvilluara  për të  ngritur sic thotë  në një nivel  më të  lartë  bashkëpunimin tonë  përmes realizimit të  projekteve  në  të mirë   të komunitetit  shqiptar, jo vetmëm  në  Ulqin,  por  kudo  që ato ndodhen  në Mal të Zi.

Comments

comments