Agjencia Turke për Zhvillim vizitë në Komunën e Ulqinit

0

Sot, në Komunën tonë qëndruan për vizitë pune përfaqsuesit e Agjencisë Turke për zhvillim – Tika të kryesuar nga Drejtori i porsaemëruar Z. Mustafa Yazici. Takimi kishte karakter njohjeje, por u prekëne dhe shumë fusha ku Agjencia në fjalë mund të ndihmojë.

Komuna e Ulqinit insiston në restaurimin e monumenteve të trashegimisë kulturore siç është hamami me objektet përcjellëse, kalldrëmi i rrugëve të kalasë, riparimi i krojeve , urës së Klleznës dhe objekteve të tjera që bartin vlera kulturore për qytetin dhe vizitorët.
Nga ana tjetër, përfaqesuesit e TIK –ës shprehën gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit duke theksuar që për momentin me Bashkësinë Islame të Ulqinit janë duke zhvilluar punime në Xhaminë e Namazgjahut, mirëpo nuk përjashtuan mundësinë e mbështetjes së projekteve edhe në sektorë të tjerë.

Agjencia TIKA, krahas mbështetjes të projekteve , ofron asistencë teknike , që synon përmirësimin e infrastrukturës. Tika, nëpërmjet mbështetjes në sektorë të ndryshëm, synon përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Në takim u tha që nga fillimi i punës në Mal të Zi në vitin 2007 për projekte të ndryshme janë ndarë mbi 12 milionë euro, ndërkohë që në vit në adresë të Agjencisë mbërrijnë mbi 15o kërkesa-projekte nga të cilat përzgjidhen dhe realizohen 40 prej tyre.
Mysafirët i bënë ftesë Kryetarit të Komunës që të vizitojë zyrën në Podgoricë dhe të dorëzojë projektet që Komuna i vlerëson prioritare.

Burimi: ueb faqja e Komunës.

Comments

comments