Abazoviq: Shteti i pafuqishëm të ofrojë siguri

0

Deputeti i pavarur Dritan Abazoviq, ka deklaruar për agjensinë MINA, se situata e sigurisë në Mal të Zi po bëhet gjithnjë e më komplekse dhe se shteti nuk ka fuqi tu ofrojë qytetarëve sigurinë e nevojshme.

Ai tha se larjt e hesapeve ndërmejt bandave kriminale, si dhe vrasja e disa dëshmitarëve, tregojnë qartë për një përkeqsim të sigurisë në Mal të Zi.

Sipas tij, demontimi i këtyre grupeve nuk mund të bëhet pa trazira dhe se shpreson që shteti të tregojë dhëmbët dhe të zgjidhë problemin e sigurisë së qytetarëve.

Ai shtoi se fajtori kryesor për këtë gjendje në përgjithësi është qeveria, e cila jo vetëm që nuk ka as kapacitet e as vullnet për tu marrë me këtë problem, por edhe bashkëpunon me këto grupe.

Sipas Abazoviq, krahasimi i situatës së sigurisë në Mal të Zi me atë në Amerikë është një tallje me qytetarët, sepse këto dy sisteme nuk mund të krahasohen.

“Nuk besoj se disa ndryshime personale në polici ose në ASK (ANB) mund të sjellin përmirsim të situatës. E vetmja masë e sigurtë është ndryshimi i qeverisë.” – përfundoi Abazoviq.

Comments

comments