CZIP Zenkës: Kur na kërcënonin me vdekje nuk fole

1

Qëndra për mbrojtjen dhe monitorimin e shpendëve (CZIP) i është përgjigjur ashpër kryetarit të UDSH-së Mehmet Zenka, në lidhje me akuzat e tija se padrejtësisht i lajmërojnë gjuetarët në polici për gjueti ilegale në Kripore, shkruan Vijesti.

Nga kjo organizatë thonë se Zenka në vend që të shqetësohet për shkatërrimin e ndërmarrjes që ndërtoi Ulqinin, merret me mbrojtjen e atyre që ilegalisht gjuajnë në zonën e Kripores.

Sipas tyre, as nuk kanë pritur që Zenka të ngrijë zërin se 400 familje nga kjo ndërmarrje kanë mbetur pa bukë, se analiza e ENH-së për gjuetinë në Mal të ë Zi i ka dhënë asaj notën mbetëse, e as për demolimin e veturave, kërcënimet me vdekje dhe ngritjen e armëve ndaj tyre.

E sidomos për vjedhjen flagrante të 350 vezëve të flamingove.

Sa për montimin e skenave të gjuetisë ilegale, shpendëve, plumbave dhe traktorëve të ngarkuar me zogj të vrare, janë të gjitha të pavërteta të dokumentuara në gjykatë para disa vitesh, dhe drejtori i ndërmarrjes për gjueti kërkoi falje publike, thonë nga CZIP.

Ato shtojnë se janë të vendosur që të mbrojnë Kriporen nga gjuetia ilegale dhe ndalimin komplet të këtij aktiviteti në këtë zonë.

“Ai mund të marrë shokët e tij dhe të dashuruarit që vetëm ai u ka parë dhe të gjuajnë pëllumba prej allçie”, thuhet në mes tjerash në deklaratën e kësaj organizate.

Comments

comments

1 Koment

Comments are closed.