Abazoviq: Falëminderit Herceg Novit për kontributin në çlirimin e Malit të Zi.

0

Zgjedhjet në Herceg Novi kanë treguar që tendenca e ngritjes së opozitës është në rritje. “Demokratët” tregojnë suksesin e radhës duke marrë 9 këshilltar në parlamentin lokal dhe sidoqoftë për arritjen e konstituimit të pushtetin duhet të kërkojnë përkrahje të partive pro serbe.

Humbës në këto zgjedhje janë DPS-i i cili fitoj një këshilltarë më pak por mbeti partia më e madhe dhe SDP e cila bashkë me URA kanë marrë vetëm një këshilltarë.

Me gjitha gjasat Herceg Novin në 4 vitet e ardhshme do ta udhëheqin “demoratët” që ishin pjesë e SNP-së, bashkë me partitë tjera pro-serbe.

Kryetari i Ujedinjena Reformska Akcija “URA” Dritan Abazoviq për “Vijesti” ka dhanë deklaratën ku ka falënderuar qytetarët e Herceg Novit për kontributin e tyre për çlirimin e Malit të Zi.

Herceg Novi njihet si komunë me shumicë Serbe por edhe me Qytetin të cilin publicisti Andrej Nikoajdis nga Ulqini e konsideronte “Qytet i demonëve, vrasësve, qytet i të çmendurve, mbështetësve të Karaxhiqit dhe mbështetësve te Millosheviqit”.

Comments

comments