Shqetësimet e banorëve të BË Nr.2 evidentohen dhe marrin udhën e zgjidhjes

0

Kryetari i Komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij ashtu siç  ishte paralajmëruar kanë dalur sot në teren për tu njoftuar më për sëafërmi me problemet me të cilat ballafaqohen banorët e  Bashkësisë Lokale Nr2.

Shqetësimi më i madh lidhej me problemet e pastrimit të  terrenit, ndriçimit të pjesës nga hoteli London dhe përgjatë lagjes Totosh, rregullimi i trotuarit, mbyllja e gropave, gjetja e një lokacioni  për automjetet e dala jashtëpërdorimit, por u prek dhe çështja e përmbytjes së kanalit të Braticës.

Poashtu, u la që Agjencia për Ndërtimin dhe Zhvillimin e Ulqinit të  përgatisë një zgjidhje për rregullimin e hapësirës ku gjinden kontinierët në Plazhin e madh, përballë  restorantit Otrant. Të gjitha këto probleme  e shqetësime do të marrin rrugën e zgjidhjes në një kohë optimale.

Strukturat udhëheqëse të BL shprehën konsideratat e tyre, ndërkohë që sot kryetari Cungu me bashkëpunëtore vazhdojnë takimet me përfaqësuesit e BL Nr.1.

 

Comments

comments